Fotoreportazh: copëza lumturie në Siri me fëmijë që luajnë dhe qeshin gjatë armëpushimit
Janë pamje të rralla e jashtëzakonisht të bukura: fotografi që shfaqin fëmijët duke lozur në rrugët e Sirisë, duke shijuar armëpushimin mes SHBA dhe Rusisë, pas gati 5 vjetësh luftimesh tragjike të pandërprera, të cilat kanë shënuar një ndër tragjeditë më të rënda të pasluftës së Dytë Botërore.
Treguesit e viktimave, të të zhvendosurve e të shkatërrimeve, janë vërtet tronditëse. Dhe fotot e mëposhtme, tregojnë copëza lumturie mes një dhembjeje që nuk duhet se kur do marrë fund, transmeton portali Tesheshi.com
Janë foto që tregojnë se sa e çmuar është paqja, jetë nën të, edhe pse mes halleve të shumta të ekzistencës.