Banorët e Felluxhas fillojnë të kthehen pas largimit të DAESH-it

Fillojnë kthimet e popullit të Felluxha-s, pas pastrimit të këtij qyteti nga organizata terroriste DAESH në qershor të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Parlamentit zonal të Enbar-it Sabah Kerhut në një deklaratë për gazetarin e AA ka thënë se 4 muaj pasi ushtria irakiane ka pastruar Felluxha-n nga DAESH-i ka nisur kthimi i banorëve në këtë qytet.

Kerhut ka thënë se ditën e sotme rreth 500 familje të kontrolluara më parë nga forcat policore janë transportuar drejt këtij qyteti me automjete shtetërore.

Duke theksuar se banorët që janë kthyer janë kryesisht nga rajonet e pastruar nga lëndët shpërthyese, Kerhut kë vënë në dukje se kthimet e banorëve të tjerë do të vazhdojnë pas pastrimit të zonave nga minat.

Qyteti i Felluxha-s i cili ndodhet në rajonin Enbar u mor nën kontroll nga organizata terroriste DAESH në janar të vitit 2014. Ai u shpëtua nga forcat e ushtrisë irakiane në qershor të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button