Tusk: Negociatat për daljen e Britanisë nga BE-ja në fillim të vitit të ardhshëm

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, vlerëson se negociatat për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të nisin në fillim të vitit të ardhshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Tusk pas Samitit të BE-së në Bratislavë, i cili u mbajt pa praninë e Britanisë së Madhe, tha se kohët e fundit ishte takuar me kryeministren britanike Theresa May, e cila i kishte thënë se bisedimet nuk mund të fillojnë aq shpejtë sa kanë shpresuar shumë liderë të BE-së.

Tusk tha të premten se “ajo i kishte thënë se është pothuajse e pamundur që neni 50 të ngritet këtë vit”, duke iu referuar rregullit që rregullon kushtet e largimit.

“Por, është shumë e mundshme që ata të jenë gati për të filluar negociatat në janar, ndoshta në shkurt të vitit të ardhshëm”, tha Tusk.

Liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian të premten në Bratislavë filluan bisedimet për të ardhmen e BE-së pa Britaninë e Madhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button