Zhbogar: BE-ja e ndihmon Maqedoninë në krizën me emigrantët

­ Bashkimi Evropian deri tani i ka dhënë 14 milionë euro Maqedonisë për ballafaqim të suksesshëm me krizën e refugjatëve, deklaroi euroambasadori Samuel Zhbogar gjatë vizitës së djeshme, njëherit vizitës së parë të punës në Qendrën transitore të pranimit në Gjevgjeli, shkruan MIA.

“Vendet anëtare të Bashkimit Evropian vërtetë shumë shpejtë reaguan në thirrjen e vendit të juaj që t’i ndihmojnë në ballafaqimin me krizën migruese dhe për këtë do të doja me këtë rast t’u falënderohem. Aktualisht këtu gjenden edhe 166 roje të huaja kufitare policore, të cilët i ndihmojnë vendit tuaj në sigurimin e kufirit”, tha Zhbogar.

Erukomisioneri shtoi se është bindur që në QTP Gjevgjeli sa i përket krizës migruese gjithçka është nën kontroll dhe se mjetet që i jep BE­ja shpenzohen në mënyrë të mençur për ushqim, shpenzime rrugore dhe akomodimin e forcave të huaja policore, si dhe për blerjen e pajisjeve të nevojshme për mbikqyrjen e kufirit dhe për regjistrimin e migrantëve.

Ai shtoi se BE­ja, Ministrisë së Punëve të Brendshme i siguroi mjete për blerjen e 33 automjeteve të terrenit, Ministrisë së Shëndetësisë i siguroi mjete për pajisjen e ambulancave për migrantë, ndërsa komunës së Gjevgjelisë, BE­ja i ndihmoi të blejë pajisje për menaxhim të suksesshëm me mbeturinat e forta, që përbëhet prej automjeteve komunale dhe eskavatorë, si dhe mjete për ndërtimin e një mini deponie.

Zhbogar theksoi se çështja me migrantët edhe mëtej paraqet prioritet të lartë për BE­në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button