Michelle Obama rrëfehet për jetën në Shtëpinë e Bardhë (Video)

Zonja e Parë e SHBA-së, Michelle Obama, ka treguar se çfarë do t’i mungojë më së shumti kur të largohet nga Shtëpia e Bardhë, pasi presidentit Barack Obama i përfundon mandati i dytë si president, vetëm edhe disa muaj.

“Do të më mungojë stafi dhe miqtë në Shtëpinë e Bardhë sepse është e vështirë pasi për një moment vetëm duhet të zgjohesh dhe të largohesh”, tha  zonja Obama, e ftuar në shown ‘Ellen’, transmeton Lajmi.net.

Ajo foli edhe për një fakt tjetër se si vajzat e tyre janë rritur në Shtëpinë e Bardhë dhe do të jetë shumë e vështirë për to që të ndryshojnë ambient sepse derisa ato në Shtëpinë e Bardhë duhet të trokasin në derë dhe të thonë ‘a mund të hyjmë’, tani ato në shtëpinë e vet do ta kenë jetën krejt ndryshe.

“Jemi përpjekur që për to të krijojmë disa kujtime të bukura edhe në Shtëpinë e Bardhë si të ulemi në ballkon”, tha Obama, duke shtuar se është krenare me to, transmeton lajmi.net.

Ajo tha se secila Zonjë e Parë do të ndjente presion aq më tepër kur duhet të rrisë edhe fëmijë në sy të të gjithëve.

“Do të doja që të gjithë të kishit mundësi të shëtisni ashtu si unë dhe mbi të gjitha të shikoni këtë vend e të takoni njerëz të mrekullueshëm. Ky është vendi ynë, më i bukuri në botë”, tha Obama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button