Ja deklarata e Artan Hoxhës që çoi në shoqërimin e tij në prokurori (Video)

Gazetari investigativ i News 24, Artan Hoxha, i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” në Tv Klan do të deklaronte se “kam mësuar në orët e pasdites se piloti italian Guido Guidi ka ndryshuar dëshminë në prokurori, duke pranuar se kishte ardhur në Shqipëri jo për turizëm por për të testuar pistën e re të avionëve në fshatin Gotull që do të përdorej më pas për të transportuar drogë drejt Italisë”.

Në videon më poshtë, do të shihni deklatarën e Hoxhës dhe ndërhyrjen e n/drejtorit të policisë, Qato, i cili duket se i kërkon gazetarit të mos vazhdojë më tej sepse është pjesë e hetimit.

Kjo deklaratë ka shtyrë prokurorët të shoqërojnë gazetarin pas emisionit “Opinion”. Hoxha është dërguar me makinë nga gazetari Blendi Fevziu tek Prokuroria e Krimeve të Rënda ku ka qendruar për 3 orë e gjysëm.

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka sekuestruar telefonat celularë gazetarit Artan Hoxha.

Në videon më poshtë deklarata e Artan Hoxhës në “Opinion”. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button