Ohër, konferencë ndërkombëtare për kompanitë e sigurimeve

Veprimtaria sigurim privat në Maqedoni ballafaqohet me probleme në funksionimin e përditshëm edhe përkundër ndryshimeve ligjore në vitin 2014-të, thonë nga Oda e sigurimeve private. Mungon edhe rregullimi plotësues i autorizimeve të punëtorëve në sigurimin privat në pjesën e transportit të parave, raporton Alsat-M.

“Nëse veprohet sipas autorizimeve të punëtorëve të sigurimit privat, shpesh hasim trajtim nga ana e policisë sipas ligjit për rend dhe qetësi publike, e jo sipas ligjit për sigurim privat”, tha Verica Mileska Stefanovska, kryetare e Odës për sigurime private.

Në fakt, punëtorët e sigurimit privat kanë marrë padi penale në raste kur është dashur të përdorin forcë fizike. Disa nga pjesëmarrësit në këtë konferencë, vlerësojnë se personat e punësuar si sigurim privat duhet të jenë të trajnuar për mbrojtje edhe nga aktivitete terroriste. Për shembull, në Slloveni ekziston trajnim për menaxhimin me krizën e refugjatëve.

“Nga ministrja e brendshme mora kërkesë të punojmë në kufi. Pastaj, ngjau problem rreth çmimit. Ishim në stend by si rezervë, pasi me ligj i kemi të gjitha autorizimet dhe mund të punojmë sipas tyre”, deklaroi Branko Slak, kryetar i Odës së sigurimeve private /Slloveni.

Sipas statistikave zyrtare në kompanitë për sigurim privat në Maqedoni punojnë rreth 4000 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button