Zgjatet edhe 48 orë armëpushimi në Siri

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë Sergey Lavrov kanë rënë dakord për zgjatjen e armëpushimit 7 ditorë të arritur në Siri edhe 48 orë të tjera, raporton Anadolu Agency (AA).

Njoftimi ka ardhur nga zëdhënësi i Departamentit Amerikan i Shtetit Mark Toner gjatë konferencës javore për shtyp.

Duke theksuar se Kerry dhe Lavrov kanë zhvilluar një bisedë telefonike, Toner në vijim të fjalës së tij tha se dy homologët kanë arritur në një marrëveshje për zgjatjen e armëpushimit i cili nisi më 12 shtator ditën e hënë edhe dy ditë të tjera.

Toner ndër të tjera ka deklaruar se dhuna gjatë këtyre ditëve në krahasim me ditët e tjera ka rënë në masë të madhe, por siç theksoi ai në disa rajone ende ka probleme ku ka pasur edhe shkelje të armëpushimit.

Duke theksuar se forcat e regjimit të Asadit kanë shkelur armëpushimin përkundër disa grupeve opozitare Toner më pas i bëri thirrje Rusisë që “të rrisë presionin ndaj regjimit të Asadit dhe të mundësojë dërgimin e ndihmave humanitare në rajonet problematike.”

“Nuk shikojmë që ndihmat humanitare të kenë arritur në vendet e nevojshme”, ka thënë Toner në përfundim të fjalës së tij dhe ka përsëritur thirrjen ndaj Rusisë për të rritur presionin ndaj regjimit në këtë drejtim.

SHBA-ja dhe Rusia arritën një marrëveshje për armëpushimin në Siri gjatë takimit të kryediplomatëve të tyre më 9 shtator në Gjenevë të Zvicrës. Marrëveshja e arritur mes palëve hyri në fuqi më 12 shtator në orën 18:45 sipas orës lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button