Largoni dhjamin me këta dy përbërës

Një pjesë e mirë ekspertësh besojnë se heqja e depozitave të dhjamit në trup duhet të bëhet duke ndjekur një dietë strikte.

Por në fakt procesi i djegies së yndyrës së trupit ndikohet dhe nga rezerva të tjera energjie, të njohur si glikogjeni (karbohidratet) dhe proteinat (muskujt).
Në mënyrë që të nxisni trupin tuaj të përdorë yndyrën e akumuluar, duhet të ndryshoni mënyrën e përdorimit të depozitave të energjisë.

Në rastet e stresit konstant, mund të hani ushqim vazhdimisht, por kjo mund të jetë dhe për shkak të ekzistencës së parazitëve në stomak.

Në rastet e konsumimit të tepërt të ushqimeve të ëmbla, trupi merr shumë mukozë e cila është perfekte për këto parazitë.

Ky mjedis është i favorshëm edhe për bakteret apo kërpudhat, ndaj duhet të gjeni mënyrën e duhur për të eleminuar yndyrën e akumuluar në trup dhe të hiqni parazitët.

Trajtimi i mëposhtëm natyral është shumë efektiv:

Përbërësit:

10 gram karafil i thatë

100 gram fara lini

Përgatitja:

Duhet t’i grini të dy përbërësit dhe të përgatisni një pudër.

Përdorimi:

Çdo mëngjes për 3 ditë më radhë duhet të konsumoni 2 lugë gjelle nga kjo pudër me një gotë ujë ose me mëngjesin tuaj.

Për efekte më të mirë, përdoreni këtë trajtim për 3 ditë, bëni po kaq ditë pushim dhe përsëriteni procedurën sërish.

Pas një muaji, do të ndjeni efektet e mrekullueshme, pasi trupi juaj do të jetë i pastër nga parazitët dhe toksinat.

Gjithashtu mbani mend që duhet të konsumoni mieralet dhe vitaminat nevojshme ditore, në mënyrë që të merrni energjinë e duhur për ditën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button