Komisioni ad – hok për media do të sjellë vendime me kuorum prej tre anëtarëve

Komisioni ad – hok për mbikëqyrjen e punës së mediave e ka miratuar Rregulloren për punë, sipas së cilës, një medium do të mund të dënohet nëse do të vendosin tre nga pesë anëtarët e trupit të përkohshëm, njofton Portalb.

Për mbajtjen e seancës, gjithashtu, do të jetë e duhur kuorumi prej tre anëtarëve të cilët nëse duan të sjellin vendim, do të duhet të jenë të njëzëshëm.

Ad – hok trupi tanimë e ka të përgatitur raportin e parë për sjelljen e mediave në periudhën prej 10 ditëve.

Ky trup i përkohshëm, më 9 shtator, e dorëzoi edhe vendimin e parë, gjegjësisht ka dorëzuar propozim për shqiptimin e dënimit për shkelje, për programin e parë të shërbimit programor të Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTVM1), për shkak të emetimit të reklamave pro-qeveritare.

“Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA), pas propozimit të dorëzuar nga Komisioni i përkohshëm për ndjekjen e medieve, ka dorëzuar kërkesë për sjelljen e procedurës për shkelje, në të cilën Gjykata do të shqiptojë sanksion – paralajmërim kundër RTVM1. Shkelja është bërë në periudhën prej 2 deri më 5 shtator të vitit 2016, kundër nenit 75 paragrafi 4 nga Kodi Zgjedhor janë emetuar reklama të financuara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë”, qëndron në kumtesën e ASHMAA-së, transmeton Portalb.

Kryeredaktori i Programit Informativ të RTVM-së, deklaroi se pas marrjes së udhëzimeve nga ASHMAA më 2 shtator të vitit 2015, RTVM i ka realizuar të gjitha reklamat e financuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

“Bëhet fjalë për gabim prej pakujdesisë dhe pse është dhënë urdhër me gojë dhe shkrim deri te regjia. Udhëheqësi i programit, në dorën e tij, duke mos e ditur dhe duke  mos qenë i informuar nga kolegët, padashur, e ka kryer shkeljen. Në pajtueshmëri me aktet për masa disiplinore në RTVM, të gjithë të punësuarit që do të bëjnë çfarëdo shkelje, do të sanksionohen. Theksoj se pas njoftimit të ASHMAA-së, RTVM i ka hequr të gjitha reklamat pro-qeveritare, ndërkaq në ndërkohë po bëjmë edhe një kontroll të të gjitha programeve dhe reklamave që të mos përsëritet gabimi”, thotë Ratajkoski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button