Gjërat që janë më të këqija se tradhëtia

Rezultatet e pyetësorit të cilit i janë përgjigjur anëtarët e Reddit kanë treguar se ekziston diçka akoma më e keqe se tradhëtia që mund ta shkatërrojë lidhjen. Këto gjëra partneri juaj në asnjë mënyrë nuk do t’ua kishte falur.

  • Të hequrit dorë nga lidhja pa ndonjë arsye. Disa çifte thonë se më mirë do të ishte të kishin qenë të tradhëtuar dhe pastaj të ndahen, se sa të jenë të braktisur pa ndonjë shpjegim.
  • Fshehtësia e sekreteve të mëdha, sidomos nëse është fjala për ndonjë varësi ose borxh. Shumica nga çiftet konsiderojnë se pikërisht këto fshehtësi janë shkaqet që çojnë në prishjen e lidhjes.
  • Përderisa femra nuk e sheh partnerin e saj si babain e fëmijëve të saj ose anasjelltas, nëse ai nuk e sheh si nënën e fëmijëve të tij. Në këtë rast tregoni se nuk shihni një të ardhme me të.
  • Të treguarit e sekreteve të tyre pa leje. Nëse partneri ju hapet, ai u drejtohet juve për mbështetje. Me ndarjen e sekreteve, ata ndajnë me ju edhe diçka më intime dhe nëse këtë ia përcillni dikujt tjetër, kjo gjë do ta lëndojë më shumë se tradhëtia.
  • Gënjeshtrat. Nëse përfundoni me ndonjë person tjetër në shtrat dhe menjëherë e pranoni këtë gjë, ekziston gjasa që të mos ua falë. Por, përderisa gënjeni dhe e fshehni këtë nga partneri juaj, ose e mohoni vazhdimisht, kur të dalë në shesh gënjeshtra do ta humbisni partnerin menjëherë.
  • Kthimi i fëmijëve kundër partnerit tuaj. Asnjë prind nuk do të kishte mundur të përballet me këtë situatë, të jenë fëmijët e tyrë kundër.
  • Të folurit pas shpine. Sidomos nëse është fjala për prindërit ose shoqërinë e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button