Ministri Ameti takoi Ambasadorin e SHBA-së në Shkup, Bejli

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti, sot, e realizoi takimi pune me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni E.T. Xhes Bejlli.

Në këtë takim u diskutua për avancimin e bashkëpunimit në fushën e mjedisit jetësor ku shqyrtuan mundësitë për çështjen e përbashkët të qëllimeve strategjike siç janë: mbrojtja e vlerave natyrore, përmirësimi i cilësisë së ajrit ambiental, zhvillimi i agjendave të gjelbëra të strategjive lokale për ndryshimet klimatike si dhe temat tjera që janë të rëndësishme në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Ministri Ameti u falënderua për mbështetjen të cilën deri më tani Ambasada amerikane ia dha Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor si dhe ndihmën në zhvillimin e planeve dhe programeve të ardhshme me qëllim përmirësimi i cilësisë së mjedisit jetësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button