Prokuroria ka kërkuar profesorët e dyshuar për rastin “Erazmus” të mos shkojnë në punë

Prokuroria në Gjykatën Penale të Shkupit  parashtroi Propozim të ri për ndalimin e ndërmarrjeve të aktiviteteve të caktuara punuese që janë të lidhura me veprën penale për të akuzuarit në lëndën “Erazmus”.

“Me qëllim që të parandalohen gjendjet që të mund të pengohet udhëheqja normale e procedurës penale dhe për të cilat konsiderohet se në këtë moment nga procedura  janë të arsyetuar, prokuroria publike vlerësoi se përkundër tashmë shqiptimit të masës së përkujdesisë ka nevojë për shqiptimin e masësë së përkujdesisë prej nenit. 146 fq .1 pika 7 – ndalimi për ndërmarrjen e ativiteteve të catuara të punës që janë të lidhura me veprën penale, me kohëzjgatje deri në  përfundimin fuqiplotë të procedurës”, thonë nga Prokuroria.

Edhe përkundër procedurës hetimore, siç citojnë në njoftimin e sotëm, nënvizohet se të akuzuarit vazhdojnë që të kryejnë aktivitetet e tyre të punës në kuadër të Fakultetit Ekonomik në Shkup dhe përkundër kësaj janë në kontakt të përditshëm me studentë dhe në këtë mënyrë edhe me të dëmtuarit dhe viktimat në procedurën penale e cila zhvillohet. Prokoruroi i përgjithshëm vletrësoi se me procedurë gjyqësore të akuzuarve duhet që t’u ndalohet të kryejnë aktivitetet e tyre deri në përfundimin e procedurës.

Për lëndën “Erazmus”, Prokuroia Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit nga qershori i këtij viti duke proceduruar sipas kallëzimit penal të parashtruar nga Ministria e Punëve të Brendshme – Njësia për korruposion, zbatoi procedurë hetimore kundër gjashtë personave.

Procedurë hetimore është zbatuar për shkak të ezistimit të dyshimit themelor se dy prej të akuzuarve kanë kryer vepër penale – marrja e mitos, një person ka kryer vepër penale – dorëzimin e mitos dhe vepër penale – marrjen e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm, dy persona  se kanë kryer vepër penale -keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimin edhe të një personi për vepër penale – dhënien e mitos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button