Kerber fitoi trofeun “US Open”

Gjermanja Angelique Kerber mbrojti statusin e saj si tenistja numër një në botë, pas fitores rrënqethëse ndaj çekes Karolina Pliskova në finalen e “US Open” me 2-1.

28-vjeçarja Kerber fitoi në tri sete, 6-3, 4-6 dhe 6-4 në Nju Jork, duke shtuar edhe trofeun e turneut prestigjioz amerikan në “palmaresin” e saj, pas triumfit në “Australian Open” gjatë janarit.

Nga ana tjetër, fitorja e Pliskovës në gjysmëfinalen ndaj Serena Williams i ka siguruar tenistes gjermane kryesimin e renditjes së re nga e hëna e nesërme.

Kerber mori pjesë në finalen e tretë të një “Grand Slam”-i gjatë këtij viti, por autoriteti me të cilin luajti në finalen e “US Open” dukej qartë se ishte si prej një udhëheqëseje të renditjes për femra. Ndërsa 24-vjeçarja Pliskova vinte në këtë finale pas 11 fitoresh radhazi, përfshi atë ndaj Kerber në finalen e “Cincinnatit” të muajit të kaluar, si dhe me një rekord prej 447 ejse (ace) në turin WTA.

Çekja nuk e kishte kaluar kurrë më parë raundin e tretë të një turneu madhor përpara turneut amerikan, gjë që ndoshta ndikoi edhe në kryerjen e 17 gabimeve të pasforcuara në setin e parë, por e mori veten sërish në setin e dytë me 17 fitore, për t’u gjunjëzuar më pas në setin vendimtar.

Në US Open sonte në orën 22 do të startojë finalja e meshkujve ku do të marë pjesë Novak Gjokoviq dhe Stan Vavrinka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button