Shkup, bonbonet e vjetra zgjojnë nostalgjinë për Bajramet e kaluara

Kur bëhet fjalë për festën e muslimanëve, Bajramin, shpesh herë njerëzit, pa marrë parasysh nëse janë muslimanë apo pjesëtarë të një feje tjetër, mendojnë për bakllavanë si diçka që nuk mund të paramendohet festimi i Bajramit. Gjithashtu në vëmendje vijnë edhe ëmbëlsirat e tjera, disa prej të cilave me kalimin e kohës janë zhdukur nga përdorimi, ndërsa disa si bonbonet e vjetra të fshatit ndryshe të njohura si jatma, ashtu siç edhe i quan populli akoma mund të gjenden në tryezën e pasur të Bajramit.

Në lidhje me traditën familjare të ëmbëlsirave dhe për shijen e bonboneve të cilat përndryshe janë simbol tradicional i Bajramit për Anadolu Agency (AA) flet Latif Sherifi nga Shkupi, i cili thotë se prej 5 dekadash punon në dyqanin në Çarshinë e Vjetër, i cili ekziston që nga viti 1947.

“Këto bonbone nuk përmbajnë shumë aromë dhe additive. Këto janë bonbone që përgatiten sipas traditës së vjetër që daton para 200-300 vjetësh. Një kohë nuk mund të bliheshin, nuk kishte, ndërsa ani gjenden përsëri, të vjetrit i dinë dhe i njohin, për këtë shkak edhe kërkojnë që t’i provojnë”, thotë Sherifi.

Ai shpjegon se përgatitja e të ashtuquajturave bonbone të fshatit është një traditë e vjetër në familjen e tij, e cila përcillet brez pas brezi. “Ne i përgatisim bonbonet, babai im mësoj prej gjyshit tim, kurse unë prej babait tim”, tregon Sherifi.

Duke folur për mënyrën e përgatitjes së tyre, Sherifi tregon se përgatitja është më vështirë se e ëmbëlsirave të tjera. Ai tregon se bonbonet përgatiten nga sheqeri dhe glukoza.”Përgatitja është më e vështirë. Gjithçka bëhet si rrëshirë, i prisnim në katrorë, pastaj thahen. Pasi të zbuten kanë shije për tu ngrënë”, shpjegon Sherifi.

Ai thekson se në të kaluarën bonbonet ka qenë simbol për Bajram, pjesë e pandashme e tryezës, ku kryesisht iu shpërndaheshin fëmijëve. Këto bonbone tani zgjojnë nostalgji sidomos te të vjetrit për Bajramet e kaluara, ndërsa tek të rinjtë zgjojnë gëzim dhe kuriozitet, pasi tashmë ekzistojnë edhe sot e kësaj dite.

“Tani nuk ka interes për bonbonet ashtu siç ishte më parë, por njerëzit i blejnë. Janë interesante, ka bonbone të ndryshme, përveç kësaj janë të shijshme dha kanë aromë. Ndryshe i quajnë bonbone jatma, shprehje me prejardhje turke, kurse bonbonet e bardha i quajnë bonbone penjir”, shprehet Sherifi.

Duke folur për përdorimin e tyre, përveç që paraqesin simbol unik për Bajramin, Sherifi tregon se përdoren edhe në rastin e gëzimeve familjare, si në dasmë. “Më parë nuk bëheshin dasmat pa këto bonbone dhe leblebija”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button