Aliti: Njësitë zgjedhore me doemos të balancohen

Kryesia qendrore e BDI-së ende nuk ka diskutuar për shkeljen e Kodit zgjedhor me numrin e lartë të votuesve në njësinë e gjashtë zgjedhore. Kështu bëri të ditur deputeti Rafiz Aliti i cili personalisht nuk e sheh si zgjidhje kalimin e vendvotimeve të Dibrës në njësinë e pestë zgjedhore. Haliti kujton disbalancin e madh që krijohet me ndryshimin në numrin e votuesve mes njësive 3 dhe 4, të cilat kanë më pak votues, dhe njësisë gjashtë, e cila ka më shumë nga ajo që është e lejuar me ligj, njofton Alsat M.

Edhe PDSH-ja nga ana tjetër, nuk e sheh si zgjidhje kalimin e një numri të vogël të votuesve nga njësia e gjashtë në të pestën sepse sipas tyre, me këtë gjë do të mënjanohet vetëm shkelja ligjore por nuk zgjidhet problemi i vjetër i diskriminimit të votës së shqiptarëve. Një shqyrtim të problemit, ditë më parë premtoi edhe VMRO-DPMNE-ja por deri tani nuk ka iniciativë konkrete nga ana e tyre. Nga LSDM-ja janë të mendimit se iniciativa në Kuvend duhet të jetë e Ministrisë së Drejtësisë.

Nga Ministria e drejtësisë, si institucion kompetent për të dorëzuar në Kuvend një propozim-ligj, sot nuk ju përgjigjën thirrjeve dhe as pyetjeve të dërguara në postën elektronike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button