Ish lideri i Frontit Al Nusra është vrarë në Alepo

Një komandant i lartë ushtarak i grupit militant “Xhabat Fateh al Sham”, dikur degë e Al Kaedës në Siri, është vrarë në sulm ajror në afërsi të qytetit Alepo, deklaruan dy burime të kryengritësve.

Ata theksuan se komandanti, pseudonimi i të cilit është Abu Omar Sarakeb, ka humbur jetën në një sulm ajror, qëllimi i së cilës ka qenë mbledhja e liderit të këtij grupi.

Tani për tani nuk është e njohur, se cilat vende qëndrojnë pas sulmit.

Sipas informatave të pakonfirmuara disa funksionarë të lartë të atij grupi kanë humbur jetën ose janë plagosur.

Fronti Al Nusra shpalli në korrik se do ta ndërpresë marrëdhënien e tij me Al Kaedën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button