Biber: Nëse mbijetojnë manipulimet e institucioneve në Maqedoni, do të ketë pasoja edhe për rajonin

BE dhe SHBA duhet të ushtrojnë presion më të madh mbi garniturën qeverisëse në Maqedoni që të sigurojnë zgjedhje fer dhe demokratike, ka thënë për DW profesori Florijan Biber, transmeton Portalb.

“Opozita një kohë të gjatë kritikonte se nuk ka kushte për zgjedhje të lira. Mendoj se kjo kritike ishte me vend. E kam vështirë të mendoj se elita politike nuk do të përfundojë në burg për dyshimet që janë, për këtë arsye çmimi i zgjedhjeve është i lartë. Rreziku është i madh. Parashtrohet pyetja se a mund të flasim për zgjedhje fer dhe demokratike me çmim kaq të lartë. Rreziku është shumë i madh. Dhe, natyrisht, lind pyetja: çka mund t’i bind që të pranojnë zgjedhje fer dhe demokratike kur rreziku se do të paguajnë çmim të lartë është i madh. BE ka vetëm mekanizma të limituara për presion”, ka thënë profesori Biber.

Sipas tij, nëse kësi keqpërdorime dhe manipulime të institucioneve demokratike mund të mbijetojnë, atëherë kjo do të jetë sinjal edhe për vendet tjera në rajon: Serbi, Mal të Zi, etj., transmeton Portalb

“Vendet e rajonit do t’i përcjellin ngjarjet dhe do të thonë: mirë, nëse BE e pranon këtë në Maqedoni, pse të mos e bëjmë të njëjtën edhe te ne”, përfundoi profesori Biber./PORTALB

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button