Rama në Bruksel, gazetarja e vë në siklet kur e pyet për drogën

Pas takimit të Këshillit të Stabilizim Asocimit Shqipëri-BE në Bruksel, u mbajt një konferencë e përbashkët për shtyp mes shefes së politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini, Komisionerit Johanes Hahn dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Gazetarët ngritën edhe problemin e kultivimit të drogës në mënyrë masive në Shqipëri dhe nivelit të lartë të korrupsionit. Erisa Zyka e Abc News e pyeti Ramën:

A jeni të shqetësuar për nivelin e korrupsionin pasi sot u tha që Shqipëria ka nivelin më të lartë të drogës. Sipas shërbimeve sekrete ka akuza se parcelat mbrohen nga njerëz të armatosur dhe kanë lidhje me policinë?

Kryeministri iu përgjigj: Së pari nuk ekziston ndonjë raport i shërbimit sekret për këtë, lufta kundër drogës është duke evoluar. Po punojmë ngushtë më policinë italiane dhe po bëjmë progres. Të dhënat tregojnë se prodhimi i kanabisit nuk është diçka e re, po ecën drejt fundit. Reformën e dekriminalizimit mund të them se ligji ka kaluar dhe është në lëvizje, tashmë është në dorën e institucionëve. Shteti ligjor është për të gjithë. Zbatimi i reformës është një nga 5 prioritetet”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button