Dorëhiqet ministri meksikan pas vizitës së Trump-it

Ministri meksikan i Financave Luis Videgaray, një nga bashkëpuntorët më të afërt të presidentit Enrique Pena Nieto, dha dorëheqje të mërkurën pas kritikave të shumta se kishte ndihmuar në organizimin e vizitës së Donald Trump në Meksikë javën e kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Nieto gjatë një konference për media tha se e pranon dorëheqjen e ministrit Videgaray, të cilin e konsideron si një “partner të përkushtuar”.

Presidenti meksikan shkaktoi reagim të fuqishëm, kur ai priti kandidatin republikan për president të SHBA-ve më 31 gusht në rezidencën zyrtare presidenciale në Los Pinos.

Mijëra meksikanë shprehën zemërimin e tyre në mediat sociale dhe në rrugë ndaj vendimit për të ftuar Trump-in, i cili nënçmon emigrantët meksikanë duke i quajtur “përdhunues” dhe “trafikantë droge”, gjatë fushatës së tij presidenciale.

Ai gjithashtu ka deklaruar se do të ndërtonte një mur në kufirin jugor për të parandaluar shkuarjen e meksikanëve në SHBA dhe të detyrojë Meksikën që të paguaj për ndërtimin e tij.

“Ne duhet ti tregojmë Donald Trump-it se sa të rëndësishme janë lidhjet ekonomike mes Meksikës dhe SHBA-ve”, shkroi Pena Nieto në një letër të hapur menjëherë pas takimit me Trump, në përpjekje për të justifikuar ftesën.

Menjëherë pas takimit, Trump u kthye në SHBA dhe tha: “Meksika nuk e di ende, por ata do të paguajnë për murin”.

Diplomatët e lartë para mediave meksikane thanë se Videgaray ishte ai që ka sugjeruar dhe organizuar takimin në mes të Pena Nieto dhe Trump-it.

Videgaray konsiderohej si më i preferuari për t’u bërë kandidat i ardhshëm presidencial i Partisë Revolucionare.

Ministër i ri i Financave u emërua Jose Antonio Meade. Ai udhëhiqte me Ministrinë e Zhvillimit Shoqëror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button