Dimitriev: Fuqishëm besoj se qytetarët në zgjedhje do ta tregojnë urtësinë dhe vendosmërinë e tyre

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Emil Dimitriev me rastin e Ditës së pavarësisë dërgoi urim deri te qytetarët, në të cilën potencon se 8 Shtatori është Ilindeni i tretë – festë kur e festojmë pavarësinë tonë dhe kur e festojmë fitoren tonë.

“Saktë para 25 viteve, fuqishimisht duke besuar në idenë shekullore për pavarësi dhe autonomi, të udhëhequr nga ideja e Ilindenit dhe KAÇKM-së dhe amaneti i paraardhësve tanë  për punë, pavarësi dhe vendosmëri në promovimin dhe mbrojtjen e interesave kombëtare,  qytetarët e Maqedonisë e sollën vendimin për liri, pavarësi dhe Republikë sovrane të Maqedonisë sovrane. Vendim i cili do të thonte realizim i ëndrrës shekullore. Pikërisht për atë, 8 Shtatori është Ilindeni ynë i tretë – festë kur e festojmë pavarësinë tonë. Festë kur japim respekt dhe falënderim deri te të gjithë paraardhësit tanë, të cilët me guximin e tyre, sakrificën dhe përkushtimin e trasojnë rrugën e pavarësisë dhe autonomisë së Republikës së Maqedonisë, por edhe festë e cila na nxit të mendojmë për të ardhmen e shtetit tonë dhe për veprim i cili gjithmonë është udhëhequr  nga mendimi dhe qëllimi i mirë”, thotë në urim Dimitriev.

Duke ecur me dinjitet nëpërmjet rrugës së pavarësisë, Republika e Maqedonisë në 25 vitet e fundit, ashtu siç potencon, është përballur me shumë sfida, si në planin e brendsheëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Duke jetuar në periudhën kur Republika e Maqedonisë përballet para një sfide të re për zgjidhje përfundimtare të krizës politike, e cila kohë të gjatë është e pranishme në shtetin tonë, fuqishëm besoj, thotë kryeministri Dimitriev, se qytetarët e Republikës së Maqedonisë të cilët nga 8 Shtatori i vitit 1991 janë të pavarur, në zgjedhjet e ardhshme edhe njëherë ta tregojnë në vepër urtësinë dhe vendosmërinë e tyre, dhe se si shumë herë deri tani, Republika e Maqedonisë edhe nga kjo krizë do të dalë më e fuqishme dhe do të vazhdojë të ecë nëpërmjet rrugës së trasuar për zhvillim dhe prosperitet. Përmes rrugës e cila do të thotë reforma dhe projekte për jetë më të mirë,  luftë për rritje ekonomike dhe zhvillim, betejë për vende të reja të punës dhe përkushtim për integrim të tërësishëm të shtetit tonë në NATO dhe Bashkimin Evropian. Ky është qëllimi ynë,  ky është interesi i çdo qytetari në shtetin tonë dhe ky është obligim i gjeneratës sonë për brezat tonë të ardhshëm”, potencon në urim kryeministri Dimitriev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button