Gjobitet Lorik Cana, ja çfarë u thotë qytetarëve në Tiranë

Lorik Cana, ish-kapiteni i Kombëtares, është gjobitur nga policia shqiptare në mes të Tiranës. Ka qenë një police ajo që nuk e ka mbajtur dorën ndaj kapitenit, i cili kishte parkuar në një vend të gabuar.

Në makinë me Canën, në momentin e gjobitjes, ka qenë edhe bashkëshortja e fëmija i tyre i vogël. Ai e kishte lënë “Range Rover” ndezur, teksa po blinte te dyqani pranë rrugës.

Sipas Neësbomb, të pranishmit kanë nxituar menjëherë për të paralajmëruar ish-kapitenin e Kombëtares, me idenë që po e ndihmonin, por kanë marrë prej tij përgjigjen që s’pritej.

“Ani nasht, le t’vejn ç’ka t’dun. Keq e kom lan e me këtë rast po e ndihmojmë edhe shtetin shqiptar me para”, është përgjigjur Cana duke vijuar blerjet pa u shqetësuar aspak.

Po, ç’duhet të bënte tjetër? Kur e shkel rregullin, ka karton! Ose gjobë!”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button