Aeroplani i zhdukur në rrethinën e Shkupit ka rënë në afërsi të Velesit

Aeroplani komercial privat i cili ishte zhdukur nga radari në afërsi të aeroportit të Shkupit, ka rënë në afërsi të Velesit thonë nga MPB për Telma.  Nga SPB Veles kanë konfirmuar rënien dhe ka thënë se ekipi është në terren për të hetuar ngjarjen.

Bëhet e ditur se aeroplani në fjalë i cili është nisur nga Trevizo i Italisë, është lajmëruar se do të ndalet në aeroportin e Shkupit për tu furnizuar me karburant, por në orën 17 e 40 ai është zhdukur nga radari i kullës së kontrollit në aeroportin “Aleksandri i Madh”.

Nga MPB bëjnë të ditur se bëhet fjalë për aeroplan provat të tipit “Pajper”, i cili kishte tabelat e regjistrimit gjermane, dhe me kapacitet prej gjashtë udhëtarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button