Fishekë mediatikë pa barut për Makpetrol-in

[Recension: “Makpetrol”-i punon nën ekstazi! Josifovski paralajmëron dividendë]

Po, ka plotësisht të drejtë lexuesi i Shërbimit për verifikimin e fakteve në medie kur na e propozon këtë përmbajtje mediatike për recension. Ia lejojmë vetes, që në fillim të kësaj analize, që të shkruajmë se ky tekst është shembull klasik për rekomandimet e llojit “Si ta prishësh një ide të mirë gazetareske në 4 hapa”.

Me të vërtetë, tema që e përpunon kjo përmbajtje gazetareske është aktuale, kontraverze, e mbështjellë me mister… Domethënë i ka të gjitha atributet për të qenë informatë e vlefshme mediatike nga e cila bëhet një storje e mirë gazetareske. Mirëpo, në vend të kësaj, në këtë rast është zgjedhë një mënyrë krejtësisht joadekuate, joprofesionale.

09022016-Faktor-MakpetrolLinku deri te artikulli profesional: “Makpetrol”-i punon nën ekstazi! Josifovski paralajmëron dividendë

Data dhe koha e publikimit: 31.08.2016, 14:23

Data e recensionit: 02.09.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

PALËT E INVOLVUARA TË HARRUARA NË TEKST

Në habin e parë, “dështimi” qëndron në atë se nu është kërkuar deklaratë, mendim, interpretim nga ana e menaxherëve të kompanisë që është temë e drejtpërdrejtë e kësaj storjeje. Si palë më e involvuar në këtë rast, ajo meriton të pyetet. Mirëpo, nuk kemi asgjë nga kjo.

Si hap i dytë është plumbi mediatik pa barut që del nga hapi parë: Nuk ka palë të dytë. Gjegjësisht në këtë rast, ndonjë njohës i kësaj industrie, ose ndonjë ekspert i financaver apo i bursave, që të sqarojë se si Makpetroli nga një kompani me humbje, u “shndërrua” në kompani me fitim. Për shkak se, kjo është një pyetje kureshtare që del nga kjo informatë, apo jo? Asgjë as nga kjo.

Me të vërtetë, teksti i referohet një burimi sekondar – raportit mujor për punën e kompanisë – dhe në bazë të atij raporti parashtron shumë pyetje. Mirëpo, ato pyetje nuk janë drejtuar atje ku duhet. Në adresën e vërtetë.

KOMENT I FSHEHUR KEQ

Hapi i tretë për prishjen e një ideje të mirë është, në vend të raportit të detajuar në bazë të deklaratave, të shkruani – koment. Prandaj, kjo përmbajtje mediatike, fshehurazi, për shkak se askund nuk është theksuar se bëhet fjalë për koment, por, përkundrazi, teksti është publikuar në rubrikën “Ekonomi”, është bërë një manipulim klasik.

Hapi i katërt i dëmshëm është titulli. Ai ka qenë pasojë logjike e qasjes komentuese, gjegjësisht – siç konstatoi bukur një koleg yni i respektuar – i qasjes bloguese, personale ndaj temës. Çka do të thotë “Makpetrol-i punon nën ekstazi”? Se i gjithë Makpetrol-i është i droguar? Nuk kemi asgjë kundër krahasimeve, zbukurimeve, në tekstet gazetareske. Mirëpo, në këtë rast, konsiderojmë se më i mirë do të ishte krahasimi duke i përdorur sinonime që dalin nga fjala “adrenalin”.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button