Ministri 24 orësh i Punëve të Brendshme dha dorëheqje

Oliver Andonov, personi i cili dje u zgjodh për ministër i Punëve të Brendshme, ndërkaq me propozim të VMRO – DPMNE-së, sot dha dorëheqje nga funksioni, njofton Portalb.

Dorëheqjen e ka dorëzuar deri te kryeministri i Qeverisë, Emil Dimitriev, ndërkaq nën arsyetimin thuhet se jep dorëheqje për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Përndryshe, Andonov, ka hyrë në histori të MPB-së, si ministri me periudhë më të shkurtër që e ka mbajtur funksionin e kryeministrit. Megjithatë, edhe pse për aq shkurt ishte ministër, ai u fotografua dhe fotografia e tij është vendosur në internet faqen e MPB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button