Maqedoni, Decentralizimi vetëm për kryetarët e dëgjueshëm të komunave

Qeveria ia mori kompetencat Komunës Qendër në lidhje me selinë e VMRO-DPMNE-së, për kryetarin Andrej Zhernovski të mos mund ta parandalojë barokizimin ose ta rrënojë tarasën për të cilën thotë se është ndërtuar pa leje, shkruan REL në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.

Me ndryshimin e statusit të Qendrës Tregtare në Shkup në objekt të interesit të veçantë, Komunës Qendër direkt i lidhen duartë që të mos mund ta mbrojë nga dëshira e qeverisë për barokizim. Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, e cila në tërësi do të publikohet të dielën, ka thënë se pasi kaloi referendumi, komuna ka kaluar në një mënyrë të ndryshme të luftës ligjore për ta mbrojtur këtë objekt nga barokizimi. Me vendim të komunës, nga ana e shëtitores, së bashku me Qendrën Tregtare dhe zonën ku ishte paraparë të ndërtohen Shkallët spanjolle, ndalohen aktivitete të ndërtimit për shkak se kjo pjesë e qytetit trajtohet si zonë turistike, tha Zhernovski, i cili u zotua se do të vazhdojë të kërkojë mënyra për t’i kundërshtuar.

Ngjashëm ndodh edhe me tarracën e selisë së VMRO-DPMNE, e cila sipas Zhernovskit është e ndërtuar pa leje dhe për të cilën ky i fundit disa herë gjatë vitit të kaluar u kërcënua se do ta rrënojë. Komuna Qndër ankohej nga komiteti i shkallës së dytë në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve se nuk mund qyteti i Shkupit të marrë përgjegjësi për atë pjesë të komunës.

“Natyrisht, ndikimi partiak e kryen punën e vetë dhe ministria neve na refuzoi, duke thënë se ajo pjesë e Qendrës është nën qytetin e Shkupit. Kuptohet se, ata që më njohin mua dhe ekipin që punon në komunën Qendër e di se nga kjo nuk do të heqim dorë, sepse është ndërtim pa leje “, tha Zhernovski.

Profesor Temelko Ristevski tha se në Maqedoni në vend të decentralizimit po ndodh proces i kundërt, me atë që i mundësohet shkallë e lartë e pushtetit qendror.

“Edhe për atë që sipas ligjit është përgjegjësi e pushtetit lokal, pushteti qendror shumë lehtë dhe shpejtë i ndryshon ligjet dhe i përshtat sipas nevojave të veta. Duke e pasur parasysh këtë besoj se pushteti lokal nuk ka fuqi të mjaftueshme për të luftuar me pushtetin qendror “, tha Ristevski.

Ai shtoi se në një situatë të tillë, instrument ligjor është iniciativa në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e ligjeve, por përvoja e deritanishme tregon se as kjo nuk është mekanizëm i mirë për shkak të partizimit, andaj kundërshtimi me vendimet e pushtetit qendror mund të zbatohet jashtë institucioneve.

“Në një situatë të tillë mbetet e drejta kushtetuese e qytetarëve për të protestuar, të protestojnë dhe nëpërmjet protestës paqësore ta shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj vendimeve të pushtetit qendror”, tha Ristevski.

LEXO: Zhernovski: Çdo ndërtim pa leje në Qendër do të largohet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button