Ministri Çelik: Turqia nuk është shtet që mund të blihet

Ministri turk për Çështje të Bashkimit Evropian, Ömer Çelik, në panelin editorial të Anadolu Agency (AA) iu është përgjigjur pyetjeve të redaktorit dhe gazetarëve në lidhje me zhvillimet.

Ministri Çelik, në deklaratën e tij tha se “Lëvizja e PYD-së atje (në veri të Sirisë) nuk është lëvizje në dobi të kurdëve. Lëvizja e PYD-së atje është në dobi të organizatës terroriste.”

“Këtë assesi nuk e pranojmë, gjë që e thonë disa zëdhënës të disa shteteve, se ‘mes Turqisë dhe qarqeve kurde, duke nënkuptuar PYD-në, është arritur armëpushim ose marrëveshje’. Republika e Turqisë është shtet sovran dhe legjitim. Nuk mund të vlerësohet se ka marrëveshje apo ujdi mes këtyre dy palëve, duke e vlerësuar atë të barabartë me një organizatë terroriste”, u shpreh më tej ministri Çelik.

Ndërkaq, në lidhje me deklaratat e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Marrëdhënie të Jashtme dhe Politika të Sigurisë Mogherini pas tentativës për grusht shteti, Çelik theksoi se “Neve na u drejtuan armët, ndërsa bëhen sugjerime për ruajtjen e gjakftohtësisë. Të më sugjerohet ta ruaj gjakftohtësinë kur dëshirojnë të më vrasin, kjo gjë nuk e ka kuptimin e të qenët në anën tonë.”

“Turqia nuk ka nevojë për ato para”

“Komisioneri i BE-së për Zgjerim Johannes Hahn paska thënë se ‘Turqia ka nevojë për këto para’. Turqia nuk ka nevojë për ato para. Turqia nuk është shtet që mund të blihet. Hahn duhet ta dijë se duke folur në këtë mënyrë ka dhënë deklarata që sabotojnë procesin i cili ka dalë si leverdi mes Turqisë dhe BE-së”, tha Çelik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button