Zyrtare, Gjimshiti transferohet tek Avellino

Tani është zyrtare, Berat Gjimshiti sezonin e ardhshëm do të luajë në radhët e Avellinos në Serinë B. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare u transferua nga Atalanta në formën e huazimit për një vit, pasi Avellino mposhti konkurrencën e Betisit të Sevillaas dhe Fortunas së Dusseldorfit.

Berat Gjimshiti do të mbetet në futbollin italian, por duhet të nisë gjithcka nga e para për të fituar besimin drejtuesve të Atalantës, që vendosën ta transferonin në një skuadër ku 23-vjecari kuqezi do të ketë mundësi të luajë në vazhdimësi, transmeton Supersport.

I formuar në futbollin zvicëran në akademinë e Zyrihut, shtatlarti i bë pjesë e skuadrës së parë në vitin 2011 dhe për pesë sezoni radhazi u aktivizua në 110 ndeshje të kampionatit duke shënuar 5 gola.

Në janar të 2016 firmosi për tre vjet me Atalantën, por luajti në vetëm të ndeshje të Serisë A. Për shkak të hapësirave të kufizuara, bergamaskët vendosën ta huazonin te Avellino për të fituar më shumë eksperiencë.

Edhe pse nuk u përfshi në listë nga De Biasi në finalet e Europianit, Gjimshiti mbetet një element i rëndësishëm te kuqezinjtë për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button