Lubonja: Vettingu kalon, por do të dështojë njësoj si në Kosovë

Analisti Fatos Lubonja pret që seance e jashtëzakonshme e thirrur për sot në rën 17: 00 të përfundojë me miratimin qoftë pa konsensus të ligjit të shumëdiskutuar për rivlerësimin e gjytarëve dhe prokurorëve

Në një analizë për Ora News në edicionin qëndror të lajmeve, Lubonja e mbështeti pritshmërinë në faktin se ndryshe nga votimi i ndryshimeve kushtetuese,  koalicioni PS-LSI është i konsoliduar, dhe për pasojë opozita më e dobët

Lubonja: “Situata po ta krahasosh nga ajo që ju e quajtët maratona e konfliktualitetit që shoqëroi aprovimin e Kushtetutës ndryshon në disa aspekte. Njëri ndryshim kryesor është fakti se LSI e shikojmë nën bashkëpunim me PS. Ndërkohë tensionin aty e rriste shumë edhe fakti që ishte LSI kundër për shumë gjëra.Ishte për konsensusin, tani nuk është. Ka një prirje mazhoranca për ta marrë këtë gjë. Kjo e bën më të mpirë situatën.Opozita e vetme duket më e pafuqishme, nuk ka zë.Mendoj se mund të kalojë siç kalojnë kullat e Ramës, pavarësisht se ka dhë zëra që e kundërshtojnë.Vettingu do kalojë.Edhe Ambasadorët janë të lodhur dhe duan të kalojnë. I kanë hyp këtij kali dhe duhet ta çojnë deri në fund. Pavarëisht se ne jemi bnjë pjesë që themi, prit njëherë, kujdes, shikoni Kosovën. Kosova ka 7 vjet që u ka bërë vetting të gjithë gjyqtarëve, se këtu nuk i referohet njeri. Ka pasur EULEX. Dhe sot thonë se nuk kemi sistem të drejtësisë, banditët që janë në pushtet vahzdojnë të qetë, askush nuk i trazon. Ndërsa këtu na japin ilizuone se me vettingun do të pastrohet Shqipëria”.

Megjithatë Lubonja shprehet i sigurt se ky ligj në Shqipëri do të dështojë njësoj si për Kosovën, e cila ka 7 vite që u ka bërë vetting gjyqtarëve dhe sot nuk ka drejtësi.

Lubonja: “Ka 25 vjet që i kemi ndërkombëtarët këtu, unë i shikoj gjithnjë me zhgënjim.Nuk ka vend në Ballkan që të dalë Ambasadori amerikan të jetë protagonist i politikave të bvrendshme. Kjo është situata që kemi ndërtuar ne. Lu po bën lojën e vet në kuptimin që ndoshta mendon për mirë, ndoshta ka marrë ndonjë porosi nga lobingjet e Uashingtonit.Ne e kemi të qartë se nuk mjaftion një vetting për të pastruar këtë hale kaq të madhe, duhen ujëra më të fuqishme.Ambasadorët jetojnë mirë këtu, nuk kanë ndonjë problem.Jetojnë në tip vilash, i kanë të gjitha të mirat, janë të rrethuar, i miklojnë dhe këta gazetarët. Tjetër është lodhja jonë, mërzia jonë, tjetër është jeta e tyre. Marrin rroga nga 10-20 mijë euro. Ata punojnë për Shqipërinë dhe ne për Shqipërinë. Ne rropatemi, ata marrin 15 mijë euro. Se kanë idenë se ç’bëhet këtu.E njohin shumë më pak Shqipërinë. Por këtu jemi në vendin e çudirave”.

 Përveç politikës, analisti i njohur mbetet kritik edhe i ndërkombëtarëve dhe rolit të tyre për reformën në drejtësi dhe 25 vitet e demokracisë shqiptare

Lubonja: Luja po bën dhe ai lojën e vet. Ndoshta mendon për mirë ose ka marrë porosi andej nga lobingjet e Ëashingtonit. Nuk është se krijojën dot garanci ndërkombëtarët se do të jenë të pavarur gjykatësit shqiptarë. A kanë 25 vjet këtu cfarë kanë bërë? Ne ropatemi, këta marrin 15- 20 mijë euro

Zgjedhjet ne Diber 

Zgjedhjet e parakohshme në Dibër, Lubonja i sheh si provë gjenerale për votën politike të vitit të ardhshëm, jo vetëm për partitë por dhe për shqiptarët

 Lubonja: Do të jetë prova gjenerale e një votimi të nesërm ku do të matet dhe sa janë nënshtruar , sa blerja, manipulimi dhe klientelizmi është më i fortë sesa një nevojë për të ndryshuar dhe një herë. Po të mos harrojmë se këtu nuk është një ndryshim i ri pasi nuk na del në opozitë një forcë e re.

Analiza e të shkuarës por dhe të tashmes politike të Shqipërisë e bën Lubonjën radikal kur pyetet për alternativën e së ardhmes

 Lubonja: E keqja më e vogël bëhet e keqja më e madhe sa vjen në pushtet dhe vazhdon e hapet shtegu i të keqes. Unë kam menduar shumë dhe më e mundshme më duket katastrofa”

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button