Manifestim letrar “Nëna e dashurisë së paqes” për nder të 106­vjetorit të lindjes së Nenë Terezës

Me rastin e 106 vjetorit të lindjes së Anjezë Gonxhe Bojaxhiu ­ Nënë Tereza dhe në prag të shenjtërimit të saj në mbështetje të Komunës së Çairit, në Galerinë Kombëtare të Arteve në Shkup­” Hamami i Daut Pashёs” u organizua manifestim letrar “Nëna e dashurisë së paqes” .

Në këtë manifestim, siç citohet në njoftimin e komunës, morën pjesë poetë nga: Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Valbona Zunqe –Pajaziti ideatore dhe organizatore e këtij projekti tha se Gonxhja jonë ishte një qenje njerëzore e imët nga trupi por me një shpirt të madh dhe emër gjigant në damarët e së cilës gjatë gjithë jetës kishte qarkulluar gjaku shqiptar.

Kryetari i këshillit komunal të Komunës së Çairit, Zahir Bekteshi tha se në shënimin e kësaj ditlindjeje i dedikohet një zonje të madhe, nga sfera e humanitetit, tolerancës, mirëkuptimit dhe dashurisë. Për nder të 106 vjetorit të lindjes dhe në prag të shenjtërimit të Nënës Terezë me zërin e tyre këngëtarë dhe poetë i kënduan punës dhe virtytit të saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button