Tifoz apo “ballist”?

 [Recension: FOTO: Tifozi i Shkëndijës, Zaev, i padëshiruar në ndeshjet maqedonase]

Kur politika do të përzihet në sport, kur spini do ta turbullojë situatën reale, kur spekulimet do të mbisundojnë faktet, kur etiketa kombëtare bëhet esencë…. Atëherë e kemi këtë tekst!

 

1111Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Tifozi i Shkëndijës, Zaev, i padëshiruar në ndeshjet maqedonase

Data dhe koha e publikimit: 27.08.2016  12:32

Data e recensionit: 28.08.2016

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

“SHKËNDIJA” NUK ËSHTË EKIP I MAQEDONISË!?

Me të vërtetë është tepruar me politikë në vend. Kështu, tani, u bë mëkat politik edhe në qoftë se ndonjë funksionar, në këtë rast lideri i opozitës, paraqitet në një ndeshje futbollistike të ekipit të vendit. Problemi, për të cilin u kall makineria mediatike e sponsoruar nga një qendër, është se ekipi është “Shkëndija” nga Tetova. E padëgjuar, e poashtu edhe e paparë… Zoran Zaevit i merret për të madhe për shkak se e ka ndjekur ndeshjen drejtpërdrejt?! Nuk e kuptoj, a nuk është “Shkëndija” ekip i Maqedonisë, apo Tetova nuk është në Republikën e Maqedonisë. Qëllimisht, në mënyrë shumë vullgare dhe të pistë, në këtë tekst përzihen “mollë dhe dardha”, më saktë ekipi i “Shkëndijës”, sjellja e tifozëve të saj dhe njeriu i parë i LSDM-së.

“Në ndeshje morën pjesë tifozët e Shkëndijës, të cilët brohorisnin dhe këndonin kundër shtetit maqedonas, këndonin emra të ballistëve, valoheshin flamuj të Shqipërisë së Madhe dhe të UÇK-së, si dhe një transparent me fytyrën dhe emrin e Xhemë Hasës, vrasësit të partizanëve, ndërsa Zoran Zaevi me krenari vendosi një selfi, sikurse në Lagjen e Trimave dhe shkroi se bën  tifo për sukses të ri të Maqedonisë”.

E para, asnjë ekip, duke i përfshirë edhe gjigantët botëror, nuk munden në tërësi ta kontrollojnë sjelljen e grupeve të tifozëve të tyre, për shkak se gjithmonë do të gjendet ndonjë ose disa kokë të nxehura, të cilat me veprimet e tyre jo vetëm që nuk i ndihmojnë klubit të tyre, por edhe e dëmtojnë atë. Prandaj, çfarë lidhje ka kryetari i LSDM-së me brohoritjet e tifozëve të “Shkëndijës”. Asnëlloj! Ai nuk mund të përgjigjet për veprimet e adhuruesvve të klubit. Këtë e ka të qartë çdokush, përveç ai, ose ata, që e kanë konspiruar këtë artikull dhe ato të ngjashëm me të.

Pastaj, nëse dikush paraqitet në ndonjë ndeshje, kjo me automatizëm nuk e bën atë tifoz të njërin nga dy ekipet që luajnë në atë ndeshje. Një shembull personal: para disa vitesh isha në stadiumin “Filipi i Dytë” në ndeshjen ndërmjet “Rabotniçkit” dhe “Liverpulit”. Nuk bëj tifo për asnjërin nga këto klube, mirëpo kisha qejf të marr pjesë në ndeshjen e një klubi legjendar. Prandaj, pohimi se Zаеvi është tifoz i “Shkëndijës” është shumë diskutabil, mirëpo edhe sikur të jetë ashtu, ç’ka të keqe në këtë? A thua në shekullin 21, do të ishte problem nëse ndonjë maqedonas e mbështet ndonjë ekip që vjen nga një mjedis me shumicë shqiptare në Maedoni?! Çmenduri! Nëse nuk është kjo, atëherë pohimi i tillë paraqet së paku shprehje të mosdurimi nacional.

ZAEVI “BALLIST”?

Mirëpo, këto nuk janë gabimet e vetme. Bëhet një përgjithësim se për shkak të prezencës në ndeshjen e “Shkëndijës” kundër “Gentit”, Zaevi është i padëshiruar në ndeshjet maqedonase. Si e para, “Shkëndija” a nuk është ekip i Maqedonisë?! Si e dyta, kush thotë të Zaevi është i padëshiruar? Dy grafite dhe një postim në Facebook! Bëhet fjalë për, ja t’i quajmë, porositë e tifozëve “Komitë” dhe “Çkembarë”. Pikëpyetje është se a është ky qëndrimi zyrtar i këtyre grupeve apo veprime individuale të strukturave të caktuara. Mirëpo, edhe sikur të jetë ashtu, “Vardari” dhe “Pelisteri” nuk janë ekipet e vetme, siç do të thoshte dikush, maqedonase në vend. Poashtu, shpeshherë tifozët në Maqedoni shfrytëzohen për qëllime politike dhe punojnë për agjenda politke, kështu që “haberi” deri te Zaevi më tepër i ngjan porosisë politike, se sa porosisë sportive që deri diku e vërtetojnë edhe një sërë tеkstesh së bashku me këtë tekst që jemi duke e recensuar.

Një artikull i panevojshëm dhe i rrezikshëm që futet në një “terren të nxehtë”, ku mjafton shumë pak për ndezjen e ndjenjave nacionaliste. Politika nuk e ka vendin në terrenet sportive. Cili politikan është i ulur në tribuna nuk duhet të jetë më me rëndësi se sa si është rezultati në terren…

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button