Bisedimet e tregtisë së lirë mes BE-së dhe SHBA-ve kanë dështuar

Ministri i Ekonomisë së Gjermanisë, Sigmar Gabriel ka thënë se bisedimet për tregti të lirë në mes të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, kanë dështuar, njofton rel.

Këto deklarata të ministrit gjerman Gabriel, i cili njëherësh është edhe zëvendëskancelar, vijnë pas vitesh negociata në të ashtuquajturën Partneritet Transatlantik i Tregtisë dhe Investimeve (TTIP), që ka pasur shumë pak progres.

Duke folur në Berlin, Gabriel tha se “sipas mendimit tim, negociatat me Shtetet e Bashkuara de fakto kanë dështuar edhe pse askush nuk po e pranon një gjë të tillë”.

Gabriel ka theksuar se në 14 raundet e bisedimeve, të cilat janë fokusar në 27 kapituj të draftit të TTIP-së, të dyja palët nuk janë pajtuar në asnjërën prej kapitujve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button