Brazil, vazhdon gjykimi i presidentes së pezulluar, Dilma Rousseff

Dëshmitarët të shtunën u përpoqën të shfajësojnë Presidenten e Brazilit, Dilma Rousseff në seancën e tretë të gjykimit të saj, raportojnë mediat lokale të shtunën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ish-Ministri i Ekonomisë Nelson Barbosa tha se nuk kishte bërë asgjë të paligjshme në veprimet e presidentes së pezulluar, sipas gazetës DW.

Rousseff është akuzuar për shkelje të rregullave fiskale për të fshehur deficitin buxhetor përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2014, duke çuar vendin në krizë të madhe ekonomike.

Parregullsitë që i atribuohen presidentes janë se ajo shpalli dekrete të ndryshme kreditore pa autorizimin e Kongresit.

Por, Barbosa tha se veprimet e saj ishin në përputhje me ligjin e miratuar nga gjykata federale vite më parë dhe interpretimi i ri i ligjit nuk mund të zbatohet në mënyrë retroaktive për të dënuar Rousseff.

Rousseff gjithashtu akuzohet edhe për shtyrjen e pagesave publike në vitin 2014 dhe 2015, për ti përdorur fondet për të mbështetur programin social të qeverisë, në kundërshtim me Ligjin e detyrimeve fiskale.

Rousseff pritet të përgatisë mbrojtjen e saj javën e ardhshme për ti bindur ligjvënësit për pafajësinë e saj.

Gjykimi që filloi të enjten u ndoq nga konfrontime verbale mes senatorëve deri në atë pikë duke u kualifikuar si “çmenduri” nga Presidenti i Senatit Renan Calheiros.

Akuzat kundër Rousseff janë “faj i përgjegjësisë” dhe sanksionet nuk janë penale, por administrative që mund të shkarkojnë ate nga posti i Presidentit, nëse 54 senatorë nga gjithsej 81 votojnë në favor të shkarkimit të saj.

Shkarkimi i saj duket i pashmangshëm, duke marrë parasysh përcaktimin e 51 senatorëve, në sondazhin e treguar në prag të fillimit të gjykimit, ku ata deklarohen se do të votonin për heqjen e saj.

Në rast të shkarkimit të saj, presidenti i përkohshëm Michel Temer do të mbetet në pozicionin e tij deri në zgjedhjet e vitin 2018, apo deri në përfundimin e mandatit Rousseff.

Nëse ajo i mbijeton votimit, Rousseff do të mbajë pozitën e saj dhe Temer do të kthehet në postin e tij si zëvendëspresident.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button