Fillojnë mbrëmjet e 55­-ta strugane të poezisë

Me lexim tradicional të “T’ga za jug” nga Konstatin Milladinov para Shtëpisë së poezisë, sot fillon edicioni i 55-­të jubilar i festivalit Mbrëmjet strugane të poezisë.

Pas hapjes zyrtare të manifestimit vijon leximi poetik ndërkombëtar “Meridianet poetike”.

Ditën tjetër të programit është portreti i fitueses së vitit të kaluar të çmimit “Vëllezërit Milladinov” për librin më të mirë poetik në gjuhën maqedonase, të publikuar mes dy edicioneve të festivalit, Violeta Tançeva-Zllateva, ndërsa pastaj vijojnë leximet poetike të poetëve nga zgjedhja më e ngushtë për këtë çmim për vitin 2016.

Portret do të ketë edhe fituesja e çmimit “Urat e Strugës”, të cilën MSP dhe UNESKO e ndajnë për librin më të mirë debitues, Runa Svetlikova, ndërsa portrete poetike do të kenë edhe pjesëmarrësit tjerë të festivalit. Tradicionalisht mbjellja e drurit dhe leximi poetik në nder të fituesit të çmimit “Kurora e Artë”, novelistes kanadeze, poete, kritike letrare dhe aktiviste Margaret Atvud do të mbahet të shtunën në Parkun e Poezisë.

Pjesë e pashmangshme e manifestimit janë edhe leximet poetike nëpër qytetet “Poezia në rrugë”, që këtë vit do të realizohet në Ohër, Manastir, Resnjë dhe Shkup. Në mbrëmjet jubilare strugane të 55-­ta të poezisë do të marrin pjesë 32 poetë nga 30 vende. Të pranishëm do të jenë poetë nga fqinjësia, Italia, Australia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia, Belgjika, Izraeli, Hungaria, Kina, Kalifornia, Meksika, Spanja, Franca, Irlanda, India, etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button