Aziatikët humbin interesimin për orët zvicerane

Eksporti i orëve zvicerane ka shënuar rënie edhe në muajin korrik, që është 13-të muaj me radhë meqë Hong Kongu, që konsiderohet tregu më i madh për orë luksoze, ka rënë në pozitën e dytë, duke ia lënë “fronin”, SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA).

Hong Kongu kreun e humbi për herë të parë pas pothuajse dhjetë vite, lajmëron agjencia “Bloomberg”.

Federata e Industrisë zvicerane të orëve njoftoi se dërgesa e orëve zvicerane ka shënuar rënie për 14 përqind, gjegjësisht në 1.46 miliardë euro (1.6 miliardë franga).

Humbja e interesimit për orët zvicerane është shprehur edhe në eksportin në Hong Kong, i cili ka rënë për 33 përqind, gjegjësisht në 160 milionë euro (175 milionë franga zvicerane).

Megjithatë, dërgesa në Britaninë e Madhe, pas Brexit-it, është rritur për 13 përqind.

Hong Kongu nga viti 2008 ishte top tregu zviceran.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button