PSP kërkon t’i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak, Vlladimir Taleskit

Prokuroria Speciale Publike, në Gjykatën Penale të Shkupit, ka kërkuar vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak, për kryetarin e Komunës së Manastirit, Vladimir Taleski edhe për 30 ditë, njoftojnë nga PSP, transmeton Portalb.

Kjo është kërkesa e dytë e PSP-së, për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak, të cilit nesër i kalon afati.  Masa e arrestit shtëpiak, kryetarit të Manastirit, i cili është i dyshuari i parë në rastin “Transportuesi”, i është caktuar nga Gjykata më 16 korrik, ndërkaq i është vazhduar deri më 21 korrik, me propozim të PSP-së.

Përndryshe, dje është mbajtur seancë publike për arrestin shtëpiak të kryetarit të Manastirt, në të cilën, ai tha se nuk ka kryer asnjë vepër penale, nuk ndjehet fajtor dhe vlerësoi se nuk është korrekte që në bazë të një bisede telefonike që, sipastij, e bëjnë “dy njerëz të panjohur”, të bëhen këso “instruksione”.

“Nuk kam kryer kurrfarë vepre penale dhe absolutisht ndjehen superior për atë se e vërteta është në anën tonë. Unë jam i bindur se këto njerëz në Gjykatën e Apelit do ta rishikojnë të vërtetën dhe do të sjellin masë të drejtë. Vlerësoj se e tërë kjo ka filluar të merr një përfundim. Unë jam i sigurt se qytetarët do të shohin se qëllimi i kësaj situate është i kurdisur. Do të përsëris, se nuk mundet nëpërmjet një telefoni që e kanë bërë dy persona për një të tretë (Zoran Stavreski dhe Gordana Jankulloska për Vlladimir Taleskin), ky i treti të akuzohet madje edhe për vepër penale”, deklaroi Taleski.

Kryetari i Komunës duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, dje ka konfirmuar se ai ka nënshkruar dokumente zyrtare prej arrestit shtëpiak.

“Për fat të keq, shumë mirë janë habitur bashkëpunëtorët e mi sepse PSP edhe njëherë erdhi që të kontrollojë se kryetari i komunës a ka nënshkruar. Kuptohet se nënshkruar dhe përveç masës së arrestit shtëpiak, unë nuk kam asnjë ndalesë tjetër”, tha Taleski, transmeton Portalb.

Prokurori i PSP-së, Trajçe Pelivanov, në fjalimin e tij të shkurtër, tha se ata qëndrojnë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak dhe në të gjitha pjesët sipas së cilës është propozuar kjo masë.

Përndryshe, Taleski është i akuzuar në lëndën e PSP-së, “Transportuesi”, në të cilën dyshohet të ketë keqpërdorur detyrën e tij zyrtare në lidhje me transportimin e nxënësve të Manastirit, ku sipas PSP-së, ai bashkë me disa bashkëpunëtorë të tij shtetit i kanë bërë dëm 360.000 euro. /Portalb

Rasti “Transportuesi” – 22 të dyshuar në rastin e PSP-së “Transportues”, për 11 kërkohet paraburgim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button