Biden shkruan në Facebook për vizitën në Kosovë

Vizitën që e bëri para pak ditësh në Kosovë, zëvendëskryeministri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e tregoi edhe në profilin e tij zyrtar në facebook, ku thotë se është shumë krenar për Kosovën.

Gjatë fjalimit të tij në përurimin e rrugës me emrin e të birit “Joe Biden” në fshatin Sojevë të Ferizajt, në afërsi të kampit ushtarak amerikan “Bondsteel”, Biden u shpreh krenar me Kosovën dhe tha se secili pasardhës i familjes Biden, do të vijë në Kosovë për ta vizituar monumentin e Joe Biden.

“Gjithmonë kam qenë krenar për djalin tim, por sot jam më shumë krenar për Kosovën se sa për të. Pesë, dhjetë apo edhe njëzet vjet më vonë, nipërit e stër-stërnipërit e familjes Biden, do të vijnë në Kosovë për ta parë monumentin e Joe Biden, gjyshit e stër-gjyshit të tyre”, ka thënë Biden, transmeton Klan Kosova.

Biden vizitoi të martën e të mërkurën Kosovën, ku u takua me Presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button