Çitakut i vidhet pasaporta teksa po lahej në oqean në Rio

Një anëtar i delegacionit të Kosovës që po qëndron në Rio është vjedhur këto ditë.

Burimet kanë treguar për KTV-në se anëtarit i janë vjedhur dokumentet personale duke përfshirë edhe pasaporta.

Për këtë arsye kthimi në Kosovë për momentin ishte i pamundur.

Pas ngjarjes është dashur intervenimi i Ambasadës së Kosovës në Panama për të siguruar dokumentacion të përkohshëm për lejekalimi nga ana e autoriteteve të Brazilit.

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani e ka konfirmuar incidentin për KTV-në.

“Nehat Çitakut i është vjedhur pasaporta dhe ndonjë gjë tjetër në çantën e dorës derisa ka qenë duke u larë në oqean! Nga Panamaja ia kanë dërguar një dokument që i mundëson udhëtimin pa pengesa deri në Prishtinë”, ka thënë Hasani për KTV-në.

Çitaku është kryetar i Federatës së Pingpongut të Kosovës.

Ky është incidenti i dytë në të cilin është përfshirë delegacioni i Kosovës në Brazil. Një ditë më parë çiklisti Qëndrim Guri u goditë nga një veturë në lëvizje në afërsi të Fshatit Olimpik. Pas trajtimit në spital, Guri është kthyer në fshat me lëndime të vogla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button