Maqedonia hyri në borxh edhe 25.3 milionë euro në tregun vendor

Maqedonia ka marrë borxh edhe 25.3 milionë euro nëpërmjet dhënies së letrave me vlerë në tregun financiar vendor, njofton Portalb.

Ministria e Financave ka lëshuar të dhëna prej 17.5 milionë euro dhe 7.8 milionë euro, nëpërmjet 10 dhe 15 euro-obligacioneve.

LSDM-ja akuzoi se Ministria e Financave me ankandin më të ri të letrave shtetërore me vlerë i ka ngarkuar qytetarët me borxh prej 25,3 milionë euro.

“Edhe krahas asaj që muajin e kaluar në mënyrë të kundërligjshme i ngarkuan qytetarë me euro-obligacionin prej 450 milionë eurove, sot në ankand të letrave shtetëror me vlerë në tregun vendor i ngarkuan qytetarë me borxh prej 25,2 milionë euro të reja”, theksohet në kumtesë.

Sipas LSDM-së borxhi publik arrin mbi pesë miliardë euro apo mbi 50 përqind nga BPV-ja. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button