Rio 2016: Ja kush është në krye të listës së fituesve të medaljeve pas nëntë ditë në gara olimpike

Garuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës fituan më shumë medalje në nëntë ditët në garat e Lojërave Olimpike në Rio. SHBA-të deri më tani kanë gjithsej 69 medalje – 26 ari, 21 argjendi dhe 22 bronzi.

Në vendin e dytë në këtë listë është Britania e Madhe me 38 medalje (15 + 16 + 7), Kina është e treta me 45 medalje (15 + 13 + 17), por është pas Britanisë sepse ka më pak medalje të arit.

Në TOP 10 janë edhe Rusia (9 + 11 + 10), Gjermania (8 + 5 + 4), Franca (7 + 8 + 7), Italia (7 + 8 + 6), Japonia (7 + 4 + 16) Australia (6 + 7 + 9) dhe Koreja e Jugut (6 + 3 + 5).

Nga pesë fqinjët e Maqedonisë, medalje ari ka Kosova ndërsa Greqia ka një medalje të arit dhe një të bronzit.

Deri më tani, 68 vende kanë fituar medalje në Rio.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button