Krasniqi: Memorandumi s’do ta eliminojë nepotizmin në Kosovë

Ish kryeparlamentari i Kosovës, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovë, Jakup Krasniqi, përmes një komenti ka shprehur pajtimin me pohimet e ambasadorit britanik rreth nepotizmit në Kosovë, por ka shfaqur dyshimet për efektet e pritshme nga Memorandumi i shkruar sot mes z. O’Connelli dhe zyrtarëve aktualë të pushtetit kundër këtij fenomeni, transmeton Koha.net.

Në komentin e tij, z.Krasniqi shkruan:

Pajtohem plotësisht me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar se: “Nepotizmi është një kancer që mbyt shtetin. Nëse praktika e punësimit të kandidatëve të papërshtatshëm vazhdon, kjo do ta shkatërrojë Kosovën dhe këtu nuk ka asnjë dyshim”.

Po, çka ka kontestuese këtu? Kontestuese është se me aktorët me të cilët ambasadori e ka nënshkruar Memorandumin, janë përgjegjësit kryesorë të “nepotizmit që po e mbyt shtetin”. Për njërin po e dëshmojnë përgjimet, ndërsa për tjetrin shikoni sesa ndryshime janë bërë në ATK dhe në ministritë e tjera, që drejtohen nga LDK-ja! E njëjta praktikë është ndjekur nga partitë e koalicionit qeverisës edhe në nivelin lokal gjatë gjithë këtyre viteve.

Ky Memorandum sado i mirë që të jetë, mund do të mbetet vetëm në letër, si shumë përpjekje të deritashme. Pasi praktika shumëvjeçare, por edhe kjo dyvjeçare e koalicionit qeverisës, ka treguar e po tregon se këta njerëz tjetër flasin e krejt tjetër veprojnë! Këta nuk përtojnë të nënshkruajnë gjithçka që iu ofrohet, por veprimet i bëjnë sipas “ligjeve të pashkruara të klaneve partiake”.

Sigurisht që duhet përshëndetur përpjekja e ambasadorit O’Connell, por dyshoj se edhe këtë shpejt do ta mbulojë pluhuri në sirtarët e errtë të qeverisë! Këta njerëz as nuk donë e as nuk dinë të qeverisin ndryshe! 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button