Valmri Nafiu bashkohet me Renovën

Valmir Nafiu pas dy viteve në “gurbet”, rikthehet në Maqedoni për të vazhduar karrierën e tij si futbollist i Renovës. Nafiu ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare ekipin nga Tetova, ndërkaq lajmin e kanë bërë të ditur drejtuesit e klubit tetovarë. Sezonin 2010/2011-të, 22 vjeçari zhvilloi 19-të ndeshje zyrtare me Shkëndijën e Tetovës.

Pas Shkëndijës ai iu bashkua te Baseli i Zvicrës, për të vazhduar më vonë me Hamburgun në Gjermani. Në 27 janar të vitit 2015-të ai nënshkroi me Apoelin e Qipros duke ndihmuar qipriotët të fitojnë titullin e Kampionit dhe Kupën.

Pas Apoelit kaloi në kampionatin shqiptar te Skënderbeu duke mos zhvilluar asnjë ndeshje pasi vuante nga një lëndim i cili e mbajti jashtë fushave për një kohë të gjatë. Pritet që sezonin e ri Nafiu të ndihmojë Renovën në arritjen e qëllimit të saj për të luajtur në Evropë. / Portalb/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button