Zgjedhjet në SHBA, Hillary Clinton publikon të ardhurat, sfidon Trump

Familja Clinton konfirmon se të ardhurat e saj janë 10.6 milionë dollarë. Hillary Clinton kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë dhe bashkëshorti i saj ish presidenti Bill Clinton kanë deklaruar se të ardhurat për vitin 2015 kanë qënë 10.6 milionë dollarë dhe kanë paguar 3.6 milionë taksa.

Cifti Klinton bëri një deklaratë të tillë për të mbështetur fushatën elektorale kundra kandidatit republikan Trump duke e ftuar qe edhe ai te behej pjesë e një procesi të tillë. Ndonëse nuk është e detyruar me ligj, është traditë e hershme që gjithë kandidatët për president i bëjnë publike të ardhurat, transmeton Shqiptarja.

Nga ana tjetër, biznesmeni i njohur Donald Trump i cili zotëron dhjetëra biznese, ku më kryesoret janë linjat e hoteleve, dhe një pasuri që përllogaritet në miliarda, ka refuzuar të publikojë te ardhurat dhe detyrimet që i paguan shtetit.

Kandidati republikan ka thënë se nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, derisa agjencia e brendshme e të ardhurave të përfundojë auditin e saj. Nëse Trump nuk publikon këto të dhëna deri në nëntor kur mbahen zgjedhjet ai do të jetë kandidati i parë, i cili nuk e bën një gjë të tillë në Historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button