Gostivari synon kthim të shpejt në Ligën e dytë

Në vigjilje të sezonit të ri, Klubi i Futbollit “Gostivari”, ka filluar stërvitjet me intensitet të lartë me qëllim për rifillim të mbarë dhe rikthim të shpejt në Ligën e dytë republikane.

Trajneri i klubit, Mensur Jakupi shprehet se në radhët e ekipit po rekrutohen futbollistë të rinj, ndërsa ajka e klubit do të mbetet e paprekshme.

“Deri tash na janë bashkëngjitë Xhevat Shaqiri i cili vjen nga ekipi i “Skopjes” , nga “Vardari” i Forinës i kemi rikthyer futbollistët tanë që ishin në huazim siç janë Vullnet Elmazi dhe Hakan Limani. Nga KF “Arsimi”, i Çegranit kemi rikthyer Miran Sinanin, nga “Flamurtari” i Debreshit Bedri Jakupi dhe Sadik Jusufi. Po ashtu kemi përforcim edhe në mbrojtje me rikthimin e portierit Senad Xheladini i cili 6 mujorin e kaluar ishte në Zvicër. Nga juniorët i kemi kyçur Blend Bekteshin, Adis Bilallin dhe Asaf Shainin”, ka thënë trajneri Jakupi.

Nga futbollistët e vjetër që ngelën prej sezonit të kaluar janë Admir Demiri, Liris Bexheti, Naum Veljanoski dhe Ilirid Ademi.

“Planifikojmë që të marrim së paku edhe 2-3 përforcime. Synimet janë rikthimi në Ligën e Dytë, klubi funksionon jashtëzakonisht mirë, kemi kushte shumë të mira për punë dhe besoj se me punë profesionale dhe angazhim maksimal sezonin e ardhshëm KF “Gostivari”, do ta kthejmë në ligën e dytë”, u shpreh Jakupi.

Krahas lojtarëve, përforcim vërehet edhe tek stafi teknik i klubit. Asistent i ri i logjistikës së klubit do të jetë edhe profesori, Muhamed Beshiri. Në suaza të përgatitjeve intensive të KF “Gostivari”, është edhe ndeshja miqësore me Klubin e Futbollit “Besa” nga Peja e Republikës së Kosovës. Ndeshja do të zhvillohet sot (12.08.2016) me fillim nga ora 17:00, në Mavrovë. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button