Kinë, shpërthim në centralin energjetik, 21 të vdekur

Si pasojë e një shpërthimi në një central energjetik në Kinë humbën jetën 21 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua në centralin energjetik në rajonin Dangyang në Hubey në pjesën e qendrore të vendit ka patur një shpërthim si pasojë e thyerjes së tubit me avull me presion të lartë.

Si pasojë e shpërthimit humbën jetën 21 persona ndërsa 5 të tjerë janë plagosur.

Mediat tjera në vend kanë vënë në dukje se pas shpërthimit në kompleks ka shpërthyer një zjarr i madh ndërsa po vazhdojnë punimet për shuarjen e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button