Kuvendi, të dielën seancë urgjente për gendjen me vërshimet

­Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski në marrëveshje me koordinatorin e grupeve parlamentare, vendosën që të caktojnë seancë të veçantë në Kuvend kushtuar gjendjes në zonat e vërshura, data 14 gusht 2016, njoftoi Kabineti i kryetarit të Parlamentit.

Deri atëherë, siç citohet në njoftim, pritet që Qeveria e Republikës së Maqedonisë të përgatitë informaion me të cilin do ta njoftojë Kuvendin për gjendjen dhe për masat e ndërmarra lidhur me sanimin e pasojave.

Grupi i deputetëve të LSDM-­së, sot parashtroi propozim për mbajtjen e seancës urgjente me një pikë të rendit të ditës Gjendja në rajonet e goditura nga moti i keq që ndodhën në 6 gusht 2016 në rajonin e Shkupit, në të cilën u inkuadruan edhe grupi parlamentare i VMRO-­DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button