Maqedonia një vend më mirë, Shqipëria e Kosova nuk lëvizin

Reprezentacioni i Maqedonisë ndanë pozitën e 138-të të renditjes së fundit të FIFA-s. Duke marrë parasysh se Maqedonia nuk kishte aktivitete gjatë periudhës së kaluar, është parë progres për një pozitë, por vetëm për shkakun se kombëtaret tjera kanë pasur lëvizje. Kështu që Maqedonia e ndan pozitën e njëjtë me Republikën Dominikane dhe Vietnamin me nga 243 pikë.

As pozita e Shqipërisë nuk ka ndryshuar në ranglistën e FIFA-s. Kuqezinjtë gjenden në vendin e 37-të. Ranglistës i prijnë Argjentina, e ndjekur nga Belgjika, Kolumbia, Gjermania, etj.

Sikurse , Shqipëria ashtu edhe pozicioni i Kosovës në ranglistën e FIFA-s nuk ka ndryshuar. Anëtarja e re e FIFA-s e zë vendin e 190 të ranglistës, duke i lënë prapa 20 shtete tjera. Përfaqësuesja kosovare ka 66 pikë. /Portalb/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button