Si të zbuloni kush ju ka bllokuar në WhatsApp

Whatsapp-i është padyshim një nga aplikacionet më të përdorur për të komunikuar, për të shkëmbyer foto apo video. Por jo të gjithë e përdorin për qëllime të ‘mira’. Për këtë arsye ekziston dhe opsioni për të bllokuar dikë, në mënyrë që mos të bëhet më shqetësim, transmeton Tesheshi.

Po juve ju ka bërë njeri ‘block’? Ja si të zbuloni nëse për dikë ju jeni shqetësim. Mund të zbuloni që ju ka bllokuar dikush që s’ua priste kurrë mendja…

1 . Orari: Nëse vetëm ju nuk e shihni dot orarin e fundit se kur personi në fjalë ka hyrë në WhatsApp, atëherë mund t’ju ketë bllokuar.

2 . Nuk e telefononi dot: Nëse provoni ta merrni në telefon në Whatsapp dhe automatikisht ju mbyllet, padyshim që ju kanë bllokuar!

3 . E keni të pamundur ta përfshini në një grup: Nëse provoni të përfshini dikë në një grup në whatsapp dhe e keni të pamundur kjo vërteton që ju kanë bllokuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button