Veseli e cilëson hajgare hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se hedhja e gazit lotsjellës gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit nga deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, është hajgare dhe fëmijërore.

Në konferencën për media, Veseli ka thënë se ka qëndruar 20 minuta në gazin lotsjellës që u hodh gjatë mbledhjes së Kryesisë.

“Hajgare dhe fëmijërore është gazi lotsjellës. Kam qëndruar 20 minuta në gaz. E kam përjetuar gazin qysh në fëmijëri”, ka thënë Veseli.

Kreu i Kuvendit ka thënë se hedhjen e gazit lotsjellës po e bëjnë ata që i frikësohen gjykatave, derisa u ka bërë thirrje që të mos luajnë me ndjenjat e qytetarëve të Kosovës.

“Le të harrojnë se mund të destabilizohet vendi ata që i frikësohen gjykatave. Mos të luajnë me ndjenjat e qytetarëve sepse është e dhimbshme që na ndajnë kufijtë por le të harrohet se mund të na mposhtin”, ka thënë veç të tjerash Veseli, transmeton Koha.net

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button