Muzafer Ejupi përforcon Osijekun (FOTO)

Futbollisti shkupjan, Muzafer Ejupi është larguar nga Sllaven Bellupo për të veshur fanellën e skuadrës së Osijekut, njëjtë skuadër kjo që garon në kampinatin më të fortë kroat, por që këtë sezon ka ambicie për të arritur të sigurojë garat evropiane.

Ejupi në prezantimin e tij ka thënë se ky është një hap tjetër i suksesshëm në karrierën e tij, duke thënë që është i gëzuar që do të mbajë fanellën e këtij klubi me famë në Kroaci, transmeton PORTALB.MK.

Muzafer Ejupi copy

“Falënderoj të gjithë ata që më mundësuan të jem në Osijek, pasi këtu po punohet për një projekt të madh. Shihet se Osijeku ka një qëllim që klubi të jetë në mesin e skuadrave më të mira në Kroaci, mendoj se do të jap maksimumin për të arsyetuar besimin njerëzve që më mundësuan të jem pjesë e këtij klubi”, ka thënë për PORTALB.MK, sulmuesi shkupjan Muzafer Ejupi .

Gjatë prezantimit të Ejupit te Osijeku, është mësuar se kontrata është nënshkruar për tri vite, ndërsa pritet që Ejupi të paraqiten në fanellën e Osijekut në derbin kundër Hajdukut. Të përkujtojmë se Muzafer Ejupi sezonin e kaluar ishte golashënuesi i dytë në kampionatin kroat, edhe pse sezonin e kishte filluar më vonë se golashënuesi i parë, Ilija Nestorovski, i cili kaloi te ekipi i Palermos. NK Osijek pas katër xhirove të luajtura, mban pozitën e tretë me 9 pikë, një më pak se Rijeka që është e para me 10 pikë. /PORTALB.MK/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button